Shënjestër klani ‘Duka’/ “Burri përfundoi në spital nga tronditja e madhe”, fqinja rrëfen shpërthimin me tritol: Banesa ka dëme të mëdha, shteti të na mbrojë!

Flet Fqinja

Fresku u trondit gjatë natës nga një shpërthim me tritol, ku objektiv ishte banesa e Mehmet Dukës, babait të Leonard dhe Elis Dukës, kundërshtarë të Ervis Martinajt.

Nga shpërthimi i ndodhur ka pësuar dëmtime edhe banesa e fqinjit të Mehmet Dukës, Bedri Gjerka. Gruaja e tij ka treguar për “News24” se janë tronditur pasi shpërthimi ishte shumë i madh.

Gjithashtu ajo ka theksuar se bashkëshorti i saj, Bedri Gjerka ka përfunduar në spital. Ajo i ka bërë thirrje shtetit të marrë masa, pasi janë të frikësuar dhe të pasigurt edhe në banesën e tyre e cila tashmë ka mbetur e dëmtuar.

“Dëgjuam një shpërthimit të madh, u ngritëm dhe shtëpia ishte e mbushur plot me tym dhe dera nuk na hapej. Lajmëruam policinë dhe erdhi nga ora tre e gjysmë e natës, dhe ka qëndruar deri në mëngjes. Nuk dimë se çfarë ka ndodhur. Ne kemi qenë në dhomë tjetër…Bashkëshorti është në spital i është bllokuar veshi nga shqetësimi i madh. Banesa ka marrë dëmtime është bërë copë-copë. Para katër vitesh është shpërthyer dera e pallatit. Dy tre muaj përpara se të iknin ata, ka shpërthyer. Në këtë hyrje jemi 30 familje dhe jemi shumë të tronditur. I bëj thirrje shtetit, ne nuk jemi të siguruara brenda në shtëpinë tonë. Jemi në punën tonë në hallin tonë. Jemi dy pensionistë nuk dimë asgjë”, ka treguar fqinja.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×