“I pëlqente e dashura e tij, viktima e kishte rrahur”, miku i autorit zbardh detaje nga vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë: I zuri pritë, por…

640 0 Stiven 1681895878

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit Stiven Toshkezi, i cili u godit për vdekje me thikë pas shpine. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë afër gjimnazit Partizani, ndërkohë për krimin në pranga ka rënë një prej autorëve, Enzi Maze.

Ndërkohë 18-vjeçari Axel Hoxhaj ndodhet ende në arrati. Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb dëshminë e Mazes në polici, i cili ka thënë se shoku i tij ishte rrahur nga viktima. 18-vjeçari ka thënë para grupit hetimor se shkak i sherrit mes dy të rinjve ishte bërë një vajzë që i pëlqente Axelit, e cila mësohet se ishte e dashura e 20-vjeçarit.

Duke u ndalur te nata kur ndodhi krimi, Maze pohoi se shoku i tij i kishte thënë se do të takonte Toshkesin për t’u sqaruar dhe jo për ta plagosur me thikë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×