Simone Inzagi insistoi pa fund që Françesko Açerbi t’i bashkohej Interit, edhe pse Marota dhe Zhang nuk ishin fort të bindur për këtë transferim. Ndeshja e parë e italianit me fanellën zikaltër, ajo ndaj Viktoria Plzenit, ama i dha të drejtë trajnerit.
Ish-laciali bëri një paraqitje fantastike në qendër të mbrojtjes, ku gjithsesi duhet thënë se kundërshtarët nuk ishin në nivelin e zikaltërve, por që duket e mjaftueshme për t’i siguruar atij ndeshjen e dytë si titullar.
Ndaj Udinezes të dielën, 34-vjeçari është përsëri pretendenti kryesor për ta nisur nga minuta e parë dhe i rrezikuari kryesor është De Vraj. Holandezi prej kohësh kishte përfunduar në qendër të kritikave dhe falë formës së mirë të Açerbit, ulja e tij në stol po përshpejtohet.
Por nuk është vetëm 30-vjeçari që po kërcënohet, por edhe Alesandro Bastoni. Në të majtë, përveç rrezikut “Dimarko”, Bastoni duhet të përballet edhe me blerjen e re, që i sjell Inzagit një tjetër alternativë, edhe aktivizimin e tij në atë krah.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
