“Ndryshim me çdo çmim”, Meta: Shqiptarët rezistencë pa kthim, kundër regjimit të kalbur!

Meta 1

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë në Facebook një foto nga momenti i zhvilluar ditën e sotme përballë Kryeministrisë.

“Ndryshim me çdo çmim”, kështu shprehet Meta, ndërsa thekson se “shqiptarët do të bëjnë rezistencë pa kthim me këtë regjim të kalbur dhe shpopullues”.

Mijëra qytetarët iu bashkuan protestës së opozitës, ndërsa nuk munguan edhe akuzat e kreut të PD Sali Berisha ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar këtë të fundit se grabit qytetarët shqiptarë për të mbushur xhepat.

Protesta e cila zgjati rreth 2 orë u finalizua me paralajmërimin e një tjetër protestë përballë Kuvendit , të hënën.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×