ZYRTARE/ Fitoi tre tituj kampionë me kuqezinjtë, Shkëndija e Tetovës bën rikthimin e bujshëm në pankinë

Tashmë është zyrtare, Qatip Osmani rikthyer sërish në pankinën e Shkëndijës së Tetovës!

QATIP OSMANI

Trajneri, i cili fitoi tre tituj kampion me klubin nga Tetova në sezonet 2010/2011, 2017/2018 dhe në 2018/2019 bën rikthimin e bujshëm sërish për të katërtën herë te klubi kuqezi.

Këtë lajm e ka bërë vetë publik klubi nga Tetova me anë të një njoftimi në profilin e saj zyrtar të rrjetit social “Facebook”, duke komunikuar arritjen e marrëveshjes me teknikun 53-vjeçar.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË SHKËNDIJES –

““Qato” kthehet në shtëpi! Trajneri që numëron 5 trofe me Shkëndijën do të drejtojë kuqezinjtë në periudhën që pason.”

– Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×