Dalin pamjet, momenti kur autori i vrasjes së biznesmenit në Shëngjin largohet me motor

Vrasesi Kur Largohej Nga Vendngjarja

Këto janë pamjet e autorit të vrasjes së biznesmenit në Shëngjin, Ardian Nikulaj, teksa largohet pas krimit me një motor.

Kujtojmë se autori i vrasjes ka vepruar i vetëm dhe ka ardhur nga Shkodra. Pasi ekzekutoi biznesmenin, ai është larguar sërish në drejtim të Shkodrës, ndërkoha që tre dëshmitarë okular në vendin e ngjarjes kanë sqaruar se autori u ka krijuar përshtypjen se ishte postier.

Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe vjehrri i viktimës, i cili ka zbuluar se ishte vetëm 3 metra larg vendngjarjes, ndërsa tregoi se personat prezentë nuk e dinë nga erdhi autori.

Sipas tij në lokal hyri një djalë me jelek dhe skafandër në kokë, i cili më pas ekzekutoi Nikulajn.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×