
Mbrëmjen e sotme është arrestuar në afërsi të Vorës nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja. Ndaj Ramazan Rrahjas ishte lëshuar nga SPAK një urdhër për shoqërim të detyrueshëm lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për BalkanWeb se bashkë me Rrahjan është arrestuar edhe Louis Konomi.
Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit, pas një urdhër arresti të lëshuar nga prokuroria e këtij qytetit pasi kërcënoi biznesmenin Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi të cilin e kishte fituar. Ndërkohë, Rrahjas në momentin e arrestimit, i është gjetur edhe një armë zjarri.
BalkanWeb