
Një aksident i rendë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në hyrje të qytetit të Poliçanit. Gazetarja Eneida Petova bën me dije për BalkanWeb se një mjet që drejtohej nga një 15-vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka renë nga një lartësi.
Si pasojë ka humbur jetën një pasagjeri, 15 vjeç, si dhe është plagosur i mituri që drejtonte mjetin dhe dy vajza bashkëmoshatare.
Mësohet se viktima është A. Zylyftari, ndërsa të plagosurit F. Zylyftari dhe dy vajza të mitura.
Njoftimi i policisë:
Në rrugën rurale të fshatit Plirëz, Poliçan shtetasi F.Z., 15 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Z (pasagjerë në mjet) rreth 15 vjeç si dhe janë dëmtuar shtetasi F.Z (drejtues mjeti), dhe dy shtetase të tjera të mitura që ndodheshin në mjet.
Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.