EMRAT/ Plagosen me thikë dy të rinj në Rrëshen, ngjarja në banesën e njërit prej tyre

Ambulance 123

Dy të rinj në Rrëshen kanë plagosur njëri-tjetrin pas një debati që kanë pasur mes tyre.

Gazetari Elidon Ndreka bën me dije për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur para pak minutave në shtëpinë e njërit prej të plagosurve.

Sipas burimeve, Kledi Kaçi dhe Napolon Gjoka, kushërinj, pasi kanë debatuar kanë përdorur edhe thikat, për pasojë kanë mbetur të plagosur. Menjëherë është bërë transporti i tyre drejt spitalit ku ndodhen aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Mirditë / Informacion paraprak

Në Rrëshen, shtetasit N. Gj. 19 vjeç dhe K. V. 20 vjeç ( kushërinj), dyshohet që për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht si dhe kanë plagosur me mjet prerës (thikë) njëri – tjetrin.

Si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ndodhen në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×