“Na kthe borxhin”/ Morën peng dhe dhunuan për 2 orë 47-vjeçarin, si ra në pranga i riu në Tiranë, në kërkim i vëllai

Policia Tirane 1

Një i ri ka rënë në pranga, pasi akuzohet se bashkë me vëllanë e tij kanë marrë peng dhe kanë dhunuar një 47-vjeçar, me pretendimin se i kishte borxh një shumë lekësh.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se shkak për pengmarrjen ishte një borxh në një shumë të konsiderueshme të cilin 47-vjeçari nuk e kishte kthyer prej kohësh.

Pasi e kanë e kanë marrë peng një parking në zonën e Kombinatit, dy vëllezërit e kanë nxjerrë ‘viktimën’ e tyre në periferi të Tiranës ku e kanë qëlluar me grushte dhe e kanë dhunuar.

Pas hekurave ra shtetasi Alban Bejo dhe u shpall në kërkim shtetasi Fatmir Bejo, të cilët akuzohen se morën peng shtetasin Gjergji Fela.

NJOFTIMI I POLICISE
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe profesional të shërbimeve të Policisë, u identifikuan 2 autorët e dyshuar, u kap dhe u vu në pranga njëri prej tyre, shtetasi A. B., 35 vjeç, si dhe u shpall në kërkim bashkautori i dyshuar, vëllai i 35-vjeçarit, shtetasi F. B., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmjen e djeshme, kanë marrë me forcë, me automjet, nga vendparkimi i një lokali, shtetasin Gj. F., 47 vjeç, e kanë kanosur dhe e kanë dhunuar atë, me pretendimin se 47-vjeçari u kishte borxh një shumë parash.

Vijon puna për kapjen e shtetasit F. B. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook