Dinamo do të sfidojë nesër Burrelin, në orën 15:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë së Parë.
Klubi kryeqytetas me anë të një postimi në profilin e saj zytar në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar çmimet e biletave për këtë takim.
Një biletë në tribunat A, B dhe H do të kushtojnë 500 lekë të reja, ndërsa një biletë në tribunën VIP do të kushtojë 1000 lekë të reja.
NJOFTIMI I KLUBIT TË DINAMOS –
“FC Dinamo njofton të gjithë tifozët që dëshirojnë të ndjekin ekipin në stadium për ndeshjen FC Dinamo – KF Burreli se biletat mund t’i blini tek biletaria e stadiumit “Selman Stermasi”.
Në tribunat 𝗔, 𝗕 dhe 𝗛 nje bilete kushton 500 Lekë, ndërsa bileta në tribunën Vip kushton 1000 Lekë
#forcaDinamo🔵🔵”
– Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
