“Nuk rri dot larg familjes”, futbollisti 23-vjeçar braktis skuadrën e Kategorisë së Parë

Besa ka “firo” pa nisur mirë kampionati. Ndodh edhe kështu, që të largohesh edhe pasi i ke luajtur dy sfidat e para. Jemi duke folur për 23-vjeçarin Drilon Kryeziun, një nga 17 afrimet e kavajasve në këtë merkato vere. Qendërmbrojtësi, që për herë të fundit kishte luajtur në Slloveni dhe bindi direkt stafin teknik, ka shpallur “divorc” të parakohshëm.

Kryeziu

Direkt pas mbarimit të ndeshjes kundër Besëlidhjës, ai i ka kërkuar presidentit Nexhat Bizhdili largimin. Kosovari kishte konstatuar se nuk mund të rrinte larg familjes dhe ka kërkuar mirëkuptim. Dhe duket se e ka gjetur atë, pasi nga dita e martë nuk është paraqitur më në stërvitje. Nga ana e klubit deklarojnë enkas për “Panorama Sport”, se nuk mundet të mbajnë askënd me zor. Me lojtarin që nuk kishte më dëshirë të qëndronte, kavajasit i kanë dhënë “viston”.

Pavarësisht se ka një kontratë të firmosur, nuk ia kanë prishur qejfin. Nuk është rasti i parë që presidenti nuk dëshiron të penalizojë futbollistë, të cilët largohen nga ekipi. Kështu, Kryeziu nuk do të jetë më pjesë e Besës këtë sezon. Kujtojmë që para se të vinte në Kavajë, ai u stërvit dhe u prezantua edhe tek Erzeni si afrim. Por, as atje nuk qëndroi.

– Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook