“Protesta, vullneti i qytetarëve”, Tritan Shehu: Zhurma në parlament u bë sepse u shkelën rregullat bazë! Lëvizja popullore ka filluar

Tirtan Shehu 1

Protesta e opozitës dhe tensionet në seancën plenare në Kuvend ishin në fokus të emisionin “Open”, të zhvilluar mbrëmjen e sotme në News24.

Gjatë fjalës së tij deputeti i Partisë demokratike, Tritan Shehu tha se vendin ndodhet përballë rrezikut të kthimit në diktaturë.

“Ne nuk jemi pranë lëvizjen popullore, por tashmë lëvizja popullore ka filluar. Jemi në lëvizjen popullore”, tha ai.

Gjithashtu theksoi se nuk beson tek dorëheqja  e kryeministrin me vullnetin e tij, por tek një lëvizje e fortë për ta detyruar të dorëhiqet.

“Këtu nuk jemi në një bilanc financiar, por politike dhe bilanci është I qartë. Një shprehje e vullnetit të njerëzve për t’ju kundërvënë këtij regjimi. Njerëz që protestuan në mënyrë paqësore, civile duke shprehur kundërshtinë e tyre për mënyrë se si po bëhet qeverisja. Pra këtu ka korrupsion si brenda Shqipërisë edhe jashtë. Korrupton një zyrtar kaq të lartë të partnerit kryesor, godet SHBA me një armë që është kundër Amerikës dhe e përdor si mercenar kundër opozitës”, tha Shehu.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×