Vllaznia luan të dielën ndaj Kastriotit në stadiumin “Loro Boriçi”, teksa synimi i vetëm do të jetë rikthimi te fitorja. Mungesa të sigurta për trajnerin Mirel Josa janë mesfushori Lorik Boshnjaku dhe sulmuesi i krahut, Liridon Latifi, të cilët janë të dëmtuar.
Por rikthehen mbrojtësi i majtë, Esin Hakaj dhe mesfushori Herald Marku, të cilët pritet të zënë një vend në formacion ndaj Kastriotit. Gjasat janë që i riu Geralb Smajli, i cili luajti si titullar në dy takimet e fundit, të ulet në stol.
Në mesfushë nuk përjashtohet mundësia që të ketë hapësira edhe për mesfushorin e ri shkodran, Rejan Alivoda. Edhe në mbrojtje gjasat janë që t’i jepet një shans Dajan Shehit.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
