Tubimi i opozitës/ Bumçi: PD është ringritur që nga vjeshta 2021. Sulo: Rikthim i Berishës, jo i opozitës. Protestat jo si dikur

Open

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me protestën e zhvilluar ditën e sotme nga opozita pranë ambienteve të Parlamentit dhe zhvillimeve të tjera që ndodhën në Kuvend.

Bumçi deklaroi se mobilizimi i sotëm tregon një masivitet të madh, ndërsa shtoi se protesta është pjesë e një procesi të gjatë ringritjeje të nisur që nga vjeshta e vitit 2021.

Sakaq, ai vijoi duke prekur edhe çështjen McGonigal duke thënë se jo vetëm ish-agjenti i FBI-së është korruptuar, ndërsa tha se ka pasur edhe individë të tjerë ndërkpmbëtarë që janë kompromentuar nga qeveria në favorin e tyre.

Nga ana tjetër analisti Arion Sulo tha se kjo protestë nuk mjafton, ndërsa shtoi se kjo është një ringritje e Sali Berishës dhe pjesës së tij në Partinë Demokratike.

Sipas tij nuk ka më fuqi për organizimin e protestave të fuqishme si dikur, ndërsa vijoi duke thënë se demokratët duhet të kishin mbledhur të gjithë grupimet që nuk votojnë kryeministrin Rama për të rritur efektin e protestës.

Bumçi:

Ky mobilizim tregon një masivitet shumë të madh dhe janë dy lajme. Besim për ata që e thërrasin dhe revoltë ndaj atyre që u thirr. Nuk ka asnjë proces që të ndodhë në një ditë, ne jemi në një proces. Të kthehemi në vjeshtën e 2021, një popull i varfër. Nuk ka demokraci në vendet e varfra. Në një Shqipëri të varfër ku kishim humbur zgjedhjet dhe kishim kundër të korruptuarit, qeverinë dhe partinë tonë. Të gjithë që kanë vënë emrin në projektin e turpit për të goditur opozitën, është një projekt i zi. A jemi naivë ne të mendojmë se kur korruptohet drejtori i FBI, nuk ka korruptime poshtë tij. Nuk e them dot me lekë, por të them një të korruptuar të kompromentuar. Ai komisioner që tha janë plotësuar të gjitha kushtet për integrimin në BE, ai komisioner çfarë ishte, ia hodhi Bundestagu pretendimin atij.

Nga shtatori 2021 kjo është një ringritje e fuqishme. Në Serbi nuk ka më opozitë se Vuçiç e shkatërroi, ne nuk e lejojmë këtë këtu. Ne kishim turpin e shkatërrimit të opozitës, është turp për brenda edhe jashtë. Kush ka shkruar emrin është në projektin e turpit të këtij vendi. Ne kemi dalë nga ai moment i vështirë dhe kemi mbushur një bulevard. Nuk e priste njeri këtë.

Sulo: 

Problemi është se kjo nuk mjafton, është ringritje e Berishës dhe pjesës së tij në PD. Thatë që nuk ka pasur protesta të tilla më parë. Ringritja është për PD-në, jo për opozitën. Edhe partitë e tjera, të gjithë ata që nuk votojnë Edi Ramën, ata nuk i keni mbledhur ju. Po të ishin të gjithë ata shifra e protestuesve do ishte disa herë më i madh. Tani nuk ka fuqi për t’u krijuar protesta të mëdha si dikur.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook