Vrasja e 20-vjeçarit pranë banesës në Tiranë, dorëzohet në polici autori

640 0 Stiven 1681895878

Policia e Tiranës ka bërë me dije se 18-vjeçari Axel Hoxhaj një prej autorëve të sherrit që ndodhi dy ditë më parë në Tiranë, ku mbeti i vrarë 20-vjeçari Stiven Toshkëzi është dorëzuar sot në polici.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi më datë 18.04.2023, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”.

Dy të rinjtë Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj pas sherrit me 20-vjeçarin e kanë kanë goditur atë me mjet prerës, i cili si pasojë ndërroi jetë në spital.

Më herët Enzi Maze ka thënë para grupit hetimor se shkak i sherrit mes të rinjve ishte bërë një vajzë që i pëlqente Axelit, e cila ishte e dashura e 20-vjeçarit.

NJOFTIMI:

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur me datë 18.04.2023, ku humbi jetën shtetasi Stivën Toshkëzi.

Si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, ditën e sotme, në DVP Tiranë, është vetëdorëzuar shtetasi Axel Hoxhaj., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, më datë 18.04.2023, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”, në bashkëpunim me shtetasin E. M., 18 vjeç, (arrestuar disa orë pas ngjarjes), kanë goditur me mjet prerës shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×