Georgina Rodriguez ‘kryqëzohet’ për të disatën herë nga ndjekësit, shkak bëhen deklaratat kontradiktore të modeles

georgina-1-2

Georgina Rodriguez vazhdon të jetë ende në qendër të kritikave për stilin e saj të jetesës.

Partnerja e Cristiano Ronaldos po e shoqëron yllin në aventurën e tij në Al-Nassr në Arabinë Saudite, skuadër të cilës iu bashkua pas Kupës së Botës 2022. Modelja ndan gjithçka që bën në Arabinë Saudite, si edhe atë se si kalon kohën e saj profesionale dhe të lirë atje ,sipas ‘Marca’.

Mirëpo, kohët e fundit Geo ka qenë në qendër të vëmendjes pasi fansat kanë shprehur disa dyshime në lidhje me dietën e saj.

Në dokumentarin e saj të suksesshëm të Netflix, “I am Georgina”, partnerja e Ronaldos rrëfeu se ajo ishte një ‘e varur nga Iberia’, që do të thotë se nuk mund të jetonte pa ngrënë sandëicha dhe salcice.

Kështu, produktet iberike, nga raca iberike e derrit, shumë të vlerësuara në gastronominë spanjolle dhe portugeze, janë thelbësore në dietën e saj.

Megjithatë, në një intervistë për ‘Ëoman’s Health’ ajo nuk përmendi të njëjtën gje

“Në mëngjes ha një omëletë franceze dhe pi një lëng portokalli dhe një kafe me qumësht. Në mes të mëngjesit kam një banane ose pas stërvitjes”, tha ajo.

Më tej Georhina dha dhe detaje për pjesën tjetër të vakteve të saj gjatë ditës.

“Për drekë kam një pure me mish të pjekur në skarë ose perime. Dhe për darkë, njësoj si për drekë .”, u shpreh Rodriguez.

Teksa Georgina thotë në dokumentarin e saj se “unë ha pa frikë dhe për qejf”, sidomos kur takohet me miqtë e saj për drekë apo darkë, ndonëse ka mundësi ta bëjë këtë, pasi në pjesën tjetër të kohës ajo ndjek një dietë më të rreptë.

Kjo kontradiktë nga Georgina ka shkaktuar reagime të shumta kundër modeles se nuk tregon të vërtetën për zakonet e saj të të ngrënit gjatë gjithë kohës.

Ndërkohë, mes lajmeve të tjera për të thuhet se ajo dhe futbollisti aktualisht po kalojnë edhe një krizë në marrëdhënien e tyre.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×