“Më ngacmonte në Instagram, Stiveni e pa”, vrasja e 20-vjeçarit, çfarë tha e dashura. Autori e mohon

640 0 Stiven 1681895878

E dashura e Stiven Toshkësit, i cili u vra me thikë pak pas mesnatës së të martës nga 18-vjeçari Axel Hoxha, në dëshminë e dhënë për policinë ka deklaruar se autori i krimit e shqetësonte në rrjetin social Instagram.

Sipas saj, këto shqetësime nga ana e autorit të krimit, janë vënë re nga partneri i saj 20-vjeçar, gjë që ka sjellë konflikt mes Stiven dhe Axel.

Por në dëshminë e tij, Axel Hoxha ka mohuar ta ketë ngacmuar vajzën duke thënë se takimet dhe kontaktet mes tyre ishin të pashmangshme për shkak se ishin në një klasë, shkruan Panorama.

Madje ka kërkuar edhe ballafaqim me të dashurën e viktimës. 18-vjeçari njihej si person problematik në shkollë dhe zonë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×