
Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, ka reaguar me kritika ndaj qeverisë Rama, pas vendimit për përjashtimin e deputetëve të PD-së nga seanca plenare.
Vasili ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama teksa mban fjalën e tij në Kuvend, ndërsa thekson se rilindasit nuk mund të flasin për etikë, pasi ka qenë vetë kryeministri sipas tij që ‘nxjerr llum nga goja”.
“Ja ku e kanë ordinerin, që nxjerr llum nga goja dhe nuk dënohet, kur krahason popullin me organet e mashkullit!”, shkruan Vasili.
Bashkangjitur videos së publikuar, Vasili thotë se gjuhën e kryeministrit Rama gratë e rilindjes e adhurojnë, dhe broçkollisin për etikën e opozitës.
“Nuk mund dot ju të bllokoni asgjë. Për më tepër kur fillojnë kërcënimet, shiko këtu se do ngrihen këta, do ngrihen ata. Kjo e ngritjes është Thirri thirri të të ngrihet ai i shkreti kokë-ulur s’të përgjigjet dot”, dëgjohet të thotë Rama në videon e publikuar nga Vasili.
STATUSI:
Edhe kane surrat e flasin per etikë rilindasit ne Kuvend!
Ja ku e kane ordinerin, qe nxjerr llum nga goja dhe nuk denohet, kur krahason popullin me organet e mashkullit!
Dhe keta te paturp denojne e perjashtojne deputetet e opozites.
Ndersa gjuhën e Rames grate rilindase deputete e adhurojne, ndaj broçkollisin per etiken e opozites dhe bejne si te prekura