VIDEO/ Nojer shfaqet si “gjahtar” zone dhe i shkon pranë golit, shikoni reagimin fantastik të portierit kundërshtar

Augsburgu mori një fitore të rëndësishme përballë Bajernit të Mynihut duke i dhënë një goditje të rëndqë kampionëve të Gjermanisë, me anë të golit të shënuar nga Mërgim Berisha.

bandicam 2022-09-17 21-23-31-069

Gjithsesi nuk ishte vetëm sulmuesi shqiptar ai që i dha tre pikët skuadrës së tij, pasi një meritë të madhe meriton dhe portieri i vendasve, Rafa Gikievixh.

Në minutën e 94’, Manuel Nojer i shkoi shumë pranë një goli me kokë, por portieri polak arriti ta ndalte në një mënyrë fantastike me reflekset e tij.

Më pas topi përfundoi në këmbët e Alfonso Dejvis, i cili lëshoi një kros drejt zonës që nuk u devijua nga askush, por u nis drejt portës. gjithsesi Gikievixh ishte sërish gati dhe nuk e lejoi topin të depërtonte.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×