29 minuta në 8 ndeshje, Asllani është peng i rezultateve/ Ja çfarë e penalizon talentin shqiptar

Interi do të përballet nesër në 12:30 me Udinezen në një ndeshje, ku Inzagi nuk do të ketë në dispozicion Hakan Çalhanoglun e dëmtuar dhe do të bëjë të tjera zgjedhje në mesfushë. Ndërsa pritet që Mikhitarian të jetë titullari, vëmendjes nuk mund t’i shpëtojë Kristjan Asllani.

asllani-3_2022-07-14-211838_ipzd

“I përzgjedhuri”, siç e kanë etiketuar shpesh 20-vjeçarin që pas transferimit tek Interi, për të gjitha detajet që e lidhin me ngjyrat zikaltër, është bërë jo pak herë çështje për shkak të besimit të pakët që i është dhënë nga Simone Inzagi. Këtë e konfirmojnë shifrat, me elbasanasin që ka luajtur vetëm 29 minuta në 8 ndeshje, i dyti më pak i aktivizuar bashkë me Raul Belanovën, numra këta që vazhdojnë të bëjnë përshtypje, sidomos pas asaj faze përgatitore premtuese të Asllanit.

ARSYET – Por nëse shifrat konfirmojnë mungesën e besimit të Inzagit te mesfushori i Kombëtares, ajo që transmetohet nga Apiano Xhentile pohon diçka tjetër, sipas “La Gazzetta dello Sport”.

asllani

Në çdo stërvitje të zikaltërve, Asllani është ndër ata që jep më shumë në fushë, vendos gjithmonë grintë e pasion në çdo duel, madje ndonjëherë më shumë se ç’duhet. Kështu, 20-vjeçari ka fituar admirimin edhe të drejtuesve, të cilët e vlerësojnë qëndrimin që po mban Kristjani gjatë kësaj periudhe që po luan pak, madje edhe të trajnerit, që sipas së përditshmes italiane, vazhdon të besojë tek ai ashtu si në verë.

Në fakt, pas zgjedhjes së Inzagit për të mos e aktivizuar, nuk fshihet mosbesim te cilësitë e Asllanit, por fshihet kujdes. Fillimi i vështirë i sezonit ka qenë arsyeja kryesore për të cilën Asllani nuk është parë shpesh në fushë. Interit i ka munguar vazhdimësia, një start më i mirë do t’i jepte më shumë mundësi Asllanit. Përveç kësaj, një tjetër faktor që ka ndikuar ka qenë edhe roli që mbulon.

Regjia është pozicioni më delikat i skuadrës dhe jo pak herë gjatë këtij sezoni, as Brozoviç nuk ia ka dalë ta drejtojë si duhet lojën. Të vendoste Kristjanin në atë pozicion strategjik, për Inzagin do të thoshte ta hidhte 20- vjeçarin mes tufës së ujqërve gati për të kritikuar dhe për t’i ngarkuar atij fajin që nuk do të ishte i tij për paraqitjet e zikaltërve.

Pas vendimeve të Inzagit duket se është dëshira për ta mbrojtur dhe Asllani nuk e ka problem diçka të tillë. “Do të vijë edhe momenti im”, u është shprehur të afërmve elbasanasi, që me shumë besim dhe personalitet pret edhe këtë herë të shfrytëzojë mundësinë e tij, ashtu si tek Empoli.

Përgatiti: NISLI GJINI – Arena e Lajmit

 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×