Dëmtimet dhe zgjedhjet e Rejës, ja kush mungon nga kuqezinjtë në Kombëtare

Vështirë se mbahet mend një grup i plotë dhe pa dëmtime në ekipin kombëtar. Dëmtimet ndodhin dhe janë normale për çdo futbollist në botë, por fati i keq nuk i është ndarë Shqipërisë që çdo grumbullim duhet të vuajë mungesën e disa titullarëve apo lojtarëve të rëndësishëm.

Skuadra-kombetare-ne-nje-seance-stervitore

Për ndeshjet e pak ditëve më vonë, Shqipëria nuk do të ketë në dispozicion për shkak dëmtimi këta lojtarë: Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti, Kastriot Dermaku, Rei Manaj, Endri Çekiçi dhe Odise Roshi.

Ndërkohë, këtu do të përmendim edhe zgjedhjet që Reja ka bërë, duke lënë jashtë listës për këto dy ndeshje këta futbollistë: Gentian Selmani, Bekim Balaj, Enis Çokaj, Xhakomo Vrioni dhe Erion Hoxhallari. Pastaj ka edhe emra të tjerë që kanë qenë shumë pak herë të grumbulluar si: Ernest Muçi, Herdi Prenga, Jon Mersinaj apo Arbnor Muçolli dhe Kevin Haveri.

TË DËMTUAR

MARASH KUMBULLA ROMA

BERAT GJIMSHITI ATALANTA

KASTRIOT DERMAKU LEÇE

ODISE ROSHI SAKARJASPOR

REI MANAJ UOTFORD

ENDRI ÇEKIÇI KONIASPOR

NUK U THIRRËN

GENTIAN SELMANI BOLUSPOR

ERION HOXHALLARI UTA ARAD

BEKIM BALAJ KEÇIORENGUÇU

XHAKOMO VRIONI NJU INGLAND

ENIS ÇOKAJ PANATHINAIKOS

HERDI PRENGA HONVED

JON MERSINAJ LOKOMOTIVA Z

ERNEST MUÇI LEGIA

ARBNOR MUÇOLLI VEJLE

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×