Dibala rikthehet xhevahir, në Torino kanë nisur ta… qajnë

Ylli në rënie i Paulo Dibalës duket se është ngritur sërish në qiell që të shkëlqeje dhe te Juventusi duket se çdo ditë e më shumë që po kalon po pendohem për zgjedhjen për ta lënë të largohej si një lojtar normal, për të mos thënë i skaduar, me parametër zero.

DIBALA 1

Por mbi të gjitha, duke se zgjedhja e bërë nga argjentinasi për t’iu bashkuar Romës ishte ajo e duhura, duke parë sesa shpejt ai ka rigjetur buzëqeshjen dhe atë të majtën e pakapshme që tregoi ndaj Helsinkit, mbrëmjen e të enjtes.

Top i ulur nga brenda zonës dhe nga 18 metra larg, nga pozicion diagonal, numri 21 verdhekuq përplas fort topin në terren, duke e bërë të pakapshme goditjen e tij dhe i hapi rrugën fitores së Romës:

“Nëse Dibala do të kishte qenë në formën e tij më të mirë, në formën e tij normale, vështirë që do të kishte pranuar të vinte te Roma”, – ishte batuta e Zhoze Murinjos, i cili konfirmon se vuajtjet që Juventusi i shkaktoi argjentinasit ia lehtësuan punën “Special One” për ta bërë të vetin atë lojtar, ato cilësi, që tashmë në Torino qajnë. 4 gola dhe 2 asiste mes Serisë A dhe Ligës së Europës, shifra që në Torino as që i ëndërrojnë deri tani nga një lojtar i tyre. Çfarë gafe!

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×