Myrto Uzuni është njeriu i momentit te Granada. Sulmuesi beratas arriti të realizonte dopietë në kampionat ndaj Mirandes në triumfin 2-1, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij. Me këtë dopietë 27-vjeçari u ngjit në kuotën e 6 golave në 6 ndeshje.
Uzuni u vlerësua me notën 8.6 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, duke u shpallur kështu njeriu i ndeshjes. Shqiptari ishte vrastar para portës, duke dërguar në rrjetë 2 nga 3 gjuajtjet në total.
Me këtë ecuri, shqiptari është kandidat potencial për të fituar “Këpucën e Artë” të golashënuesit. Vlen të theksohet se pas dopietës së sotme, Uzuni do të bashkohet me Kombëtaren shqiptare me moralin e lartë, teksa do të shpresojë të gjejë rrugën e rrjetës edhe me fanellën kuqezi.
Arena e Lajmit
VIDEO/ Uzuni kthehet në hero, sulmuesi i Kombëtares shënon dy herë dhe i jep tre pikët Granadës në shtëpi
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
