I akuzuar për trafik droge/ Arrestohet i riu shqiptar në Itali, kapet me disa kg kokainë, heroinë e mijëra euro

Img 20220208 112827 01

Policia italiane në komunën e Savignanos ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike, kokainë dhe heroinë.

Gjatë kontrollit fizik të riut i janë gjetur në një mbështjellëse plastike rreth 50 gramë kokainë, ndërsa gjatë kontrolleve në banesë u zbuluan sasi më të mëdha droge.

Në banesën e tij u gjet një sasi mbi 5 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, 500 gramë heroinë si dhe shuma prej 48.420,00 euro dhe materiale të shumta për ambalazhimin e droëgs.

Sakaq, i riu shqiptar është lënë në paraburgim nga prokuroria italiane, ndërsa pritet të përballet me drejtësinë për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×