Mançester Siti arkëtime rekord nga sezoni i kaluar, përfituan shifrën e çmendur (TABELA E PLOTË)

Premier Liga ka publikuar përfitimet monetare të klubeve për sezonin e shkuar dhe kampionët e Mançester Sitit kanë përfituar shifrën rekord të 153 milionë paundëve gjatë 2021-’22.

MANCESTER SITI

Skuadra e Pep Guardiolës, e cila u shpall kampione për herë të katërt në pesë vitet e fundit, arkëtoi edhe një pagesë prej 34 milionë paundësh bonus merite, së cilës i shtohen edhe 7 milionë paund të tjera bonus merite për ndeshjet ndërkombëtare.

Dhe bashkë me 24 milionë paundët e transmetimit të ndeshjeve në TV, 6.8 milionë paundët e marketingut dhe të drejtave televizive të ndeshjeve të Premier Ligës dhe atyre ndërkombëtare, të cilat në Angli ndahen për të gjitha skuadrat në mënyrë të barabartë (31.809 milionë paund dhe 48.885 milionë), totali që arkëtuan “Qytetarët” kaloi shifrën e 153 milionë paundëve.

Në vend të dytë renditet Liverpuli me 151 milionë. “Reds”-at e humbën titullin në javën e fundit me vetëm 1 pikë diferencë. Ndërsa Çelsi arkëtoi 145 milionë sterlina. Arsenali dhe Mançester Junajtidi përfituan 145 dhe 142 milionë respektivisht.

Ndërsa Noruiçi, skuadra që fitoi vetëm 5 ndeshje në Premier sezonin e shkuar, humbi 26 dhe pësoi 86 gola, duke u bërë skuadra e parë në historinë e kampionatit anglez, që fiton 100 milionë paund, pavarësisht se u rendit në vendin e fundit të klasifikimit.

Janë thjesht fakte që konfirmojnë edhe njëherë superfuqinë financiare të Premier Ligës. Edhe skuadra e vendit të fundit e klasifikimit pasurohet me një vlerë milionash me tri shifra.

TAB (1)

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×