Mediu takime në Cërrik e Belsh: Shqiptarët s’mund të pranojnë përbuzjen e Ramës. Më 14 maj të kthejmë bashkitë në shërbim të qytetarëve

Fatmir Mediu 1

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, zhvilloi takime me banorët e Cërrikut dhe Belshit.

Ai ka bërë thirrje për të votuar Partinë Republikane me Nr 4 në fletën e votimit dhe njëkohësisht kandidatët e opozitës për kryetar bashkie Servet Duzha dhe Bedri Qypi.

Mediu theksoi se zgjedhjet e 14 Majit kanë një rëndësi të madhe për të kthyer pushtetin lokal në shërbim të njerëzve dhe njëkohësisht për treguar se shqiptarët nuk mund të ecin përpara drejt varfërisë dhe braktisjes së vendit.

Mediu shtoi se qytetarët nuk mund të pranojnë t’i nënshtrohen përbuzjes, shkatërrimit të drejtave dhe lirive të tyre nga pushteti absolut i qeverisë Rama.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×