Mister fati i tyre, familjarë të dy të zhdukurve në Sarandë protestë para komisariatit: T’u gjendet trupi të paktën edhe nëse i kanë vrarë!

787878787878787

Familjarë të dy të zhdukurve nga fshati Çukë në Sarandë kanë protestuar para komisariatit të Sarandës. Leonard Thodhori 46 vjeç dhe Fatmir Sulovari 46 vjeç janë zhdukur prej 16 ditësh në mënyrë misterioze.

Familjarët janë përplasur verbalisht me një efektiv policie duke kërkuar llogari për fatet e dy të humburve.

I vëllai i Fatmir Sulovarit kërkoj t’i gjendet trupi i të vëllait , edhe në qoftë se e kanë vrarë. Para komisariatit thonë se do të mblidhen vazhdimisht derisa të kenë një përgjigje nga Policia e Sarandës.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×