“Për Milanin jap maksimumin”, Dest: I harroj emrat e shokëve, por dua të imitoj… Sedorfin

Serxhinjo Dest. Origjinë nga surinami dhe Holanda, por ka zgjedhur të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara ku familja e tij ka emigruar prej vitesh. Numri 21 i “Djallit” është prezantuar dje pavarësisht se ka debutuar në Champions, por ende jo në Serinë A.

DEST 1

Gulit dhe Sedorf kanë qenë gjithashtu me origjinë nga Surinami. Me sa duket ai vend e ka fatin të lidhur me Milanin.

Edhe mua fati më solli këto. Jam i rezervuar dhe nuk dua të flas për zgjedhjet e familjes sime. Për mua është nder të jem pjesë e Milanit dhe shpresoj të bëj po aq mirë sa Sedorf.

Jeni amerikan si pronarët e klubit?

Jam i fokusuar te puna ime. Më vjen mirë që pronarët janë bashkëkombës, por nuk e zgjodha Milanin për këtë arsye. Ishte një zgjedhje karriere dhe deri tani çdo gjë ka shkuar mirë. Luajmë çdo tri ditë e nuk kam pasur kohë për qytetin, por në klub ama ndihem mirë. Shokët më kanë pritur në mënyrë fantastike. Problemi i vetëm është që ua harroj emrat shumicës, por më ndihmon trajneri.

Çfarë pritshmërish keni nga kjo aventurë italiane?

Unë jam një mbrojtës që e interpreton rolin në shumë mënyra dhe në të dyja korsitë. Preferoj të luaj mbrojtës krahu, por mund të veproj kudo. Unë do të jap maksimumin për ta bindur Milanin që të më blejë.

Me Serxhinjon brazilian, keni folur ndonjëherë?

Njihemi dhe e di çfarë ka bërë te Milani. Siç thashë, nuk mendoj për asgjë tjetër përveç rritjes sime dhe që të bëj maksimumin për ekipin.

Ndiheni gati për të lojën e Milanit, ku mbrojtësit e krahut shpesh veprojnë si mesfushorë qendre.

Manovra e skuadrës është shumë e bukur dhe mund të më ndihmojë të zhvilloj më tej lojën time. Këtë sezon do të shfrytëzoj çdo rast për të ndihmuar ekipin duke dhënë maksimumin e karakteristikave të mia ofensive dhe difensive. Italia është një kampionat i ndryshëm nga ato ku kam luajtur dhe mendoj se mund të më kompletojë si futbollist.

Cili është shoku me të cilin jeni lidhur më shumë?

Vetëm pak ditë kam në skuadër dhe të gjithë po më ndihmojnë shumë. Dua të integrohem sa më shumë në grup pa u lidhur specifikisht me ndonjë lojtar.

Çfarë diference ka mes Milanit, Barcelonës dhe Ajaksit?

Ajaksi dhe Barça kanë një stil loje të ngjashëm të bazuar mbi mbajtjen e topit. Te Milani loja është më e shpejtë dhe mund të shënosh më herët. Për të bërë një diferencim do të më duhet edhe pak kohë sepse as nuk kam debutuar në Serinë A.

Një lojtar i Milanit që e keni admiruar dhe një koleg që ju ka çuditur.

E kaluara e Milanit është plot me lavdi dhe kampionë. Nëse duhet patjetër të veçoj ndonjë do të thoja Ronaldinjo dhe Maldini. Nga shokët aktualë më pëlqen shumë Leao, por në këto kontekst skuadra ka më shumë rëndësi se individi. Është loja kolektive që sjell rezultate.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×