
Luiz Ejlli dhe Qetsor ditën e sotme kanë qenë duke ndenjur në verandë e duke diskutuar për banorët e tjerë.
Ata kanë folur më së shumti për konkurrenten Efi Dhedhes, e cila të shtunën u shpall finalistja e dytë e këtij edicioni.
Qetsori i tha Luizit se është çuditur nga prezenca e saj, e ndërsa Luizi u shpreh se Efi është vajzë e fortë, ndaj e ka përmendur shpesh dhe kur ajo iku në mënyrë të padrejtë nga shtëpia.
“Është vajzë e fortë. Prandaj e kam përmendur që thosha se iku në mënyrë të padrejtë. Po të ishte Efi këtu, atëherë do e kisha pasur shumë të vështirë”, tha artisti shkodran.
Këngëtari më tej shtoi se nuk ka vuajtur asnjë nominim më shumë se nominimin ku ajo u largua.
Luizi dhe Efi kanë qenë miq të ngushtë, por marrëdhënia e tyre u kris në momentin kur kjo e fundit hyri sërish në BBVA.
Ejlli nga ana tjetër është banori i parë që u shpall finalist në këtë format.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”