
Aktori i njohur Ermal Mamaqi me lot në sy ka rrëfyer momente të vështira të jetës së tij. Ai gjithmonë vjen i qeshur dhe motivues në intervistat apo edhe emisionet që ai ka drejtuar për kësaj here ka shfaqur dhe një tjetër anë që publiku nuk e kishe vënë re, një Ermal që shumë rrallë e kemi parë.
E teksa ishte duke folur për dashurinë e jetës së tij, bashkëshorten dhe nënën e dy fëmijëve të tij, Amardën, Ermali ka rrëfyer dhe një episod tepër të vështirë që ka kaluar në jetë.
Me lot në sy akori ka rrëfyer momentin kur ai ka humbur të gjitha lekët dhe si i është ulur Amit në gjunjë dhe i ka treguar që ai nuk ka më asgjë, por i ka premtuar se nëse ajo do të vazhdonte të qëndronte me të atëhere do të bënte të pamundurën që t’ i siguronte jetën e princeshës që ajo e meritonte.
“Kam një episod që kam qenë në lot edhe ajo pa thënë asgjë prekem edhe tani kur e kujtoj i jam ulur në gjunjë dhe i kam thënë ‘unë tani nuk kam asgjë’,. Por, kam qenë në një moment, në një lokal kemi qenë vetëm edhe në gjunjë i kam thënë ” Ami, Amard unë tani nuk kam asgjë, por të premtoj që nëse ti do të vazhdosh me mua unë do të bëj ty që ti të jetosh një jetë si princesh’ dhe është ulur dhe ajo në gjunjë dhe më tha kaq i verbër që nëse do doja lekët nuk do rrija këtu me ty. Medndoj që ka qenë një shtysë shumë e madhe Amarda që unë të kem sukses”, tha ai.
@topchanneltvalbania Përlotet Ermal Mamaqi: Iu ula në gjunjë Amit dhe i thashë… #viral #ediell #topchannel #topchannelalbania #ermalmamaqi #ediellnetopchannel #fyp ♬ original sound – Top Channel TV
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”