“Po hidhni baltë ndaj qeverisë, ne ju durojmë sepse…”, Manja i kthehet opozitës: Zgjidhni një herë hallin tuaj më 3 mars, pastaj merruni me ne

Manja

Ministri Ulsi Manja, gjatë fjalës së tij në seancën plenare të ditës së sotme tha se opozita po hedh baltë ndaj qeverisë dhe maxhorancës. Ai tha se fillimisht opozita duhet të zgjidhe “hallin e saj më 3 mars” dhe më pas të merret me qeverinë.

“Është nder dhe kënaqësi të punojmë me këto zonja të nderuara në qeveri. Po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në favor të Shqipërisë dhe interesave të vendit, kemi gjithë durim që prej 3-4 orësh durojmë baltën dhe llumin ndaj qeverisë, por fakti që kemi durim, nuk do të thotë se keni të drejtë në atë që thoni, por ne nuk ua zgjidhim dot hallet.

Ju keni interesin e Berishës që ju thërret si dele, dhe ata jashtë që i thërret si mish për top. Zgjidhni hallet tuaja më 3 mars, dhe pastaj ejani dhe merruni me ne”, tha ai.

 

 

 

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×