Belind Këlliçi vijon turin e dëgjimit në Njësinë 5: Tiranën do ta fitojmë duke dëgjuar këdo

Kellici (16)

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka vazhduar turin “Jam këtu t’ju dëgjoj” përmes takimeve dhe bisedave me banorët e njësisë nr. 5 në Tiranë.
 
Edhe në një ndër zonat më të lakmuara të Tiranës nuk munguan pakënaqësitë e tregtarëve për mungësën e fuqisë blerëse dhe indiferencën e institucioneve.
 
“E di atë krimbin në gur? Tërhiq e shty! Tërhiq e shty! Nga mëngjesi, në darkë. Unë kam 40 vjet specialiste por njerëzit nuk vijnë më të bëjnë një veshje të re. Vijnë të arnojnë një palë pantallona. Turp për atë që e sjell, turp dhe për mua që e vë në makinë”, tregoi një rrobaqepëse e zonës.
 
“Ka mbaruar çdo gjë. Po na vjen fundi avash-avash. Jemi në një moshë që as kurbetin nuk e mbajmë dot”, tha një tregtar tjetër, i cili e ftoi Këlliçin të shihte vetë raftet bosh në dyqan.
 
Ndërsa ka shtrënguar duart me qytetarët dhe ka biseduar me ta për problemet e përditshme dhe pritshmëritë nga pushteti vendor, Belind Këlliçi ka dëgjuar ankesat për cilësinë e ujit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×