Spanja është shpallur kampione e Europës në basketboll. Në finale e Eurobasketit, kombëtarja “iberike” ka mposhtur Francën me rezultatin 88:76.
Finalja e Eurobasketit është luajtur në Berlin, teksa Spanja është shkëputur në çerekun e parë dhe ka mbajtur epërsinë deri në fund.
Çerekun e parë iberikët e fituan rezultatin 23:14. Juancho Hernangomes udhëhoqi Spanjën me 27 pikë. Evan Fournier ishte më i miri te Franca me 23 pikë. Spanja në fakt nuk është llogaritur në mesin e favoriteve. Por i ka besuar grupit të lojtarëve dhe ka arritur suksesin madhor.
Është hera e katërt që spanjollët fitojnë Eurobasketin. Për herë të parë e kishin fituar në vitin 2009. Kampionë të Evropës ishin edhe në vitin 2011 e në vitin 2015.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
