“Karteli i Sinaloas ishte në zyrën e Ramës!”, Noka bën deklaratën e fortë: Duçka i çoi një nga anëtarët. Hëngrën drekë dhe pinë verë 1000 euro

Flamur Noka

Deputeti i Partisë Demokratike ka bërë në studion e emisionit “Open” në Neës24 një deklaratë të fuqishme në lidhje me kryeministrin Rama, teksa tha se ky i fundit është takuar në zyrën e tij me kartelin e Sinaloas.

Noka pretendoi se Dorian Duçka çoi në zyrën e Ramës një nga anëtarët e kartelit famëkeq dhe se së bashku me kryeministrin hëngrën drekë për dy orë e gjysmë dhe pinë verë me çmim mbi 1000 euro.

Sipas tij Shqipëria është kthyer në një “shtet çetë” dhe kryetari i çetës “ha e pi me trafikantë e vrasës”.

“Karteli i Sinaloas ishte në zyrën e Ramës. Ata kërkohen nga DEA dhe gjithë Amerika, nuk pyet Rama asnjë, ke të drejtë ti. Prandaj është katandisur Shqipëria kështu. Këtu është shkatërruar vendi. Dorian Duçka i çoi një nga anëtarët e kartelit të Sinaloas dhe këta kanë ngrënë drekë dhe kanë pirë vërë 1000 e ca euro me të dy orë e gjysmë. Kjo është. Kur ka ndodhur kjo, çfarë të presim nga këta. Shteti i është kthyer çetës. Kryetari i çetës ha e pi me trafikantë e vrasës”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×