Protesta kombëtare në ditën kur do jepet vendimi i Apelit për vulën, Berisha thërret Këshillin Kombëtar për organizimin e 3 marsit

Capture

Partia Demokratike ka thirrur një protestë kombëtare më 3 mars në Tiranë, në të njëjtën ditë kur Gjykata e Apelit do të vendosë për fatin e vulës së kësaj force politike.

Lidhur me përgatitjen e kësaj proteste, selia blu ka shpërndarë sot një mesazh për të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar, të cilët do të mblidhen të martën në 21 shkurt në orën 17:00 për të diskutuar pikërisht për tubimin e 3 marsit.

Gazetari Osman Stafa tha për “BalkanWeb” se mesazhi i selisë blu i ka shkuar sot të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar, ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur se çfarë do të ndodhë të enjten e ardhshme kur do të zhvillohet edhe seanca e ardhshme e Parlamentit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook