Real Madrid nuk ka ndërmend të ndalet këtë sezon. Skuadra e Ançelotit vijon ecurinë rekord, teksa kanë fituar të nënta ndeshjet e tyre këtë sezon në të gjitha garat.
Kjo është hera e tretë në histori, që madrilenët kanë fituar nëntë ndeshjet e para të sezonit. Më herët Reali e ka arritur këtë ecuri fantastike në sezonet 1961/62 dhe 1968/69, kur në të dy këto sezone arritën të triumfonin në 11 ndeshjet e para në të gjitha kompeticionet. Ngelet për t’u parë nëse skuadra e Ançelotit këtë sezon do të arrijë ta thyejë këtë rekord historik…
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
