Lushnja e donte me forcë këtë fitore. Dy herë radhazi nuk mund të gabonin. Këtë e thotë edhe Mikel Canka, autori i golit të parë. Kapiteni e quan më se të merituar fitoren, ndërsa rrëfen se as barazimi nuk i befasoi. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, sulmuesi vlerëson edhe punën e bërë në ekip.
“Vinim pas një humbjeje dhe ishim të përgatitur për ta kaluar me sukses Besëlidhjen. Nuk kishim rrugë tjetër. Ekipi tregoi grintë dhe mentalitet fituesi.
Ne nuk u befasuam as nga barazimi, pasi edhe kundërshtari kishte pretendime.
U rikthyem në pjesën e dytë të bindur për fitoren. Unë mendoj se kemi një grup që ka punuar mirë dhe që është për t’u pasur zili”, deklaroi kapiteni Mikel Canka.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
