“Këta lojtarë po më vënë në vështirësi”, Kolela: Humbja me Erzenin nuk ishte e çuditshme

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, e ka cilësuar si një fitore të rëndësishme atë të të kuqve në fushën e Kukësit. Duke folur për RTSH ai theksoi se e priste një ndeshje të tillë nga ekipi i tij që reagoi mirë për t’iu kthyer fitoreve pas gabimit me Erzenin.

kolela rtsh

“Cara? Sinqerisht nuk e di, ka shkuar në spital por nuk ka ende lajme.

Pritnim këtë ndeshje pikërisht si ishte, një luftë, se me të drejtë Kukësi vjen nga një moment negativ dhe ndryshimi i trajnerit do të sillte shumë luftë në fushë.

Sot jam i lumtur se për ne ishte një test, në aspektin që pritnim këtë ndeshje shumë të fortë. Skuadra jonë nuk është me shumë eksperiencë, kemi ndonjë të ri që e përballoi, ndaj mirë edhe kështu. Jam i kënaqur sepse kemi fituar një ndeshje shumë të vështirë.

Hodo a e kaloi testin? Jam gjithmonë në vështirësi se këta djem stërviten gjithmonë mirë gjatë javës dhe më vënë në vështirësi. Ndaj jemi mirë derisa jam në vështirësi.

E çuditshme humbja me Erzenin? Sipas meje nuk është korrekte ta themi këtë ndaj Erzenit që po bën një kampionat të madh se është i dyti dhe nuk ka pësuar gol. Nuk është e çuditshme, e meritojnë. Mendoj se të gjithë trajnerët ëndërrojnë të fitojë 36 ndeshje në 36. Nuk më ka ndodhur kurrë, ndodh që humb me raste. E rëndësishme është që të ketë vazhdimësi paraqitjesh”, tha Kolela.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×