“McGonigal”/ “Po fuste në dorë biznesmenët me lista nga Basha”, Berisha thirrje Kongresit, FBI dhe DASH: Hetoni rolin e Ramës në skemën e gjobëvënies

Sali Berisha8

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë dje thirrje Kongresit amerikan, FBI dhe Departamentit Amerikan të Shtetit të hetojnë rolin e Edi Ramës në skandalin McGonigal.

Berisha pohoi se çdo shqiptar duhet t’i bashkohet revolucionit, për të shpëtuar Shqipërinë.

“Çështja McGonigal nuk përfshin vetëm atë.

Thirrje kongresit të SHBA dhe FBI të hetojnë rolin e Edi Ramës në skemën e gjobvënies. Ai u thoshte të tjerëve se zoti Escobar më ka dorëzuar listën e biznesmenëve që do sanksionohen. Ishte skemë në të cilën Rama po fuste në dorë, në skllavërim të plotë biznesmenët me lista të dorëzuara nga Basha.

Thirrje FBI dhe Kongresit, DASH, të hetojnë.

I bëj thirrje çdo shqiptari t’i bashkohet revolucionit, të shpëtojmë Shqipërinë. Është një lëvizje për fëmijët tanë, për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim kriminal.”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×