U kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 41-vjeçari në Sarandë (EMRI)

Sarande

Sarandë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Border 5”, i zhvilluar nga Policia Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Frontex-in dhe Komisariatin e Policisë Sarandë.

Transportonte me një automjet, kundrejt pagesës, 6 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së, vihet në pranga 41-vjeçari, Bekim Deva.

Sekuestrohet automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Frontex-in dhe Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, bazuar dhe në infomacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Border 5”, për goditjen e një tjetër rasti të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi Bekim Deva, 41 vjeç, banues në Kosovë.

Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë operacionit, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, në vendin e quajtur “Qafa e Soronesë”, duke transportuar me automjet e tij, kundrejt pagesës, 6 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×