Zgjedhjet e 14 majit/ “PL caktoi kriteret kryesore për kandidatët për këshillat bashkiakë”, Meta: Nesër Komiteti Drejtues do të miratojë…

Meta

Pas mbledhjes së Kryesisë së parisë së Lirisë, kryetari Ilir Meta ka bërë të ditur se është diskutuar në lidhje me kriteret kryesore që duhet të plotësojnë kandidatët për këshillat bashkiakë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Meta u shpreh se nesër Komiteti Drejtues Kombëtar do t’i miratojë përfundimisht këto kritere, ndër të cilat përmendi integritetin, lidhjet me komunitetin dhe fuqinë denoncuese ndaj korrupsionit.

Postimi i plotë: 

Sot Kryesia e Partisë të Lirisë diskutoi për kriteret e përzgjedhjes të 1650 kandidatëve të saj për Këshillat Bashkiake për zgjedhjet e 14 Majit.
Integriteti, lidhjet me komunitetin dhe fuqia denoncuese e korrupsionit do të jenë kritere kryesore për kandidim.
Nesër Komiteti Drejtues Kombëtar do t’i miratojë përfundimisht këto kritere.
Nga dita e hënë procesi i aplikimit për kandidim do të jetë i hapur.
Në 14 Maj monizmi merr fund dhe qytetarët rimarrin në dorë fatin e bashkive të tyre që ato t’u shërbejnë vetëm qytetarëve.
Ndryshim me çdo çmim!

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×