“E vështirë ta kapërdija golin e Van Nistelroit”, Dede kujton vitet me kombëtaren: Trajneri nga i cili mësova më shume ishte Kuzhe

Nevil Dede ka bërë emër në futbollin shqiptar duke luajtur me fanellën e Tiranës dhe Elbasanit, por edhe me atë të përfaqësueses shqiptare në fillimin e viteve 2000. Një periudhë që e pa atë të luante kundër disa prej ekipeve më të mëdha në Europë me sulmues si Van Nistelroj, Ouen apo Van Persi me të cilët ai ka dueluar. Histori të cilat i ka kaluar në një tregim për “Tribalfootball”.

dede

“Të jem i sinqertë, Van Nistelroi ishte i vështirë për t’u mbajtur në zonë, goli që shënoi kundër meje në minutën e 91-të në Tiranë ishte i vështirë për t’u kapërdirë”, kujtoi Dede duelin e shtatorit 2007 që u mbyll 0-1 falë atij goli të sulmuesit. “Një tjetër sulmues që më ka lënë përshtypje të mëdha ishte Robi Fouler, ai ishte gjithmonë një hap para meje”, kujton ish-mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare i cili luajti 30 ndeshje me fanellën kuqezi.

Ai ka qenë pjesë e përfaqësueses me trajnerë të njohur ndër vite, por shpjegon se një prej tyre i kishte bërë më shumë përshtypje. “Nga Brigeli mësova pjesën e punës dhe të insistimit, nga Bariç mësova shumë për futbollin. Gjithashtu kam mësuar shumë nga një tjetër trajner, Josip Kuzhe. Ai ishte një filozof i madh mbi futbollin dhe shumë i zgjuar sa i përket mënyrës për të lexuar dhe kuptuar futbollin. Ai kishte një frazë të madhe në lidhje me futbollin: ‘Nëse do ta shohësh një trajner, shih se si sulmon dhe jo se si mbron’. Unë kisha një marrëdhënie të shkëlqyer me të dhe flitnim rregullisht”, ishin fjalët e Dedes.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×