Gara për Durrësin, Meta: Vizioni dhe programi i Igli Carës, do t’u rikthejë bashkinë qytetarëve

Meta Ilir

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me ekipin e tij në Durrës. Meta shkruan se vizioni dhe programi i kandidatit Igli Cara, është garanci për t’ua kthyer Bashkinë qytetarëve.

“Një takim plot ide dhe energji për Ndryshimin e Bashkisë Durrës me ekipin drejtues të LRI. Kënaqësi e veçantë që na u bashkua në këtë bashkëbisedim edhe Kryebashkiaku i ardhshëm i Durrësit, z.Igli Cara.

Kritikat e të rinjve për problemet e shumta që ndeshin në jetën e përditshme në Shkollat e Mesme që vazhdojnë me turne, në mungesën e praktikave të punës për studentët, mosmbështetja e fëmijëve dhe të rinjve për ambiente sportive do të marrin zgjidhje pas 14 Majit.

Vizioni, programi dhe integriteti i Igli Carës është garanci për t’ua kthyer Bashkinë qytetarëve e në radhë të parë të rinjve. Vota për Igli Carën garanci për Ndryshimin!”, shprehet Meta.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×