Në Prime-n e së martës,Luizi risolli në kujtesë edicionin e “Big Brother 5” duke përmendur Arbër Zekën me një kundërshtarin e tij Liamin .

Në ‘Big Brother 5’ ka qenë një banor, Liami dhe ka një hyrë një banor, Arbër Zeka, nga Kosova.
Liami e ka pasur të gjithë shtëpinë nën kontroll, të gjithë e donin, të gjithë e shihnin si fitues të padiskutueshëm. Na erdhi Arbëri, u fut nën sqetullat e Liamit, bënte gjithçka që i thoshte Liami.E mësoi të luante, e mësoi të hante, e mësoi të vishej, e mësoi të sillej, e mësoi t’i bënte të gjitha dhe doli në finale. Arbër Zeka dhe Liami, kokë më kokë. Fitoi Arbëri dhe Liami tha: ‘Erdhi puna të mundë nxënësi mësuesin’. Por kjo gjë nuk do të ndodhë te ky ‘Big Brother’-u shpreh Luizi
Sakaq Arbri ka reaguar në rrjetet e tij sociale nëpërmjet 3 fotove ku tek e para tha “Faleminderit Kampion”
Tek e dyta:”Luiz, dy këshilla: E para, nëse nxënësi nuk del më i mirë së mësuesi, ka dështuar mësuesi. Luiz, këshilla e dytë: ‘Big Brother’ më ka mësuar që të mos ndryshoj dhe të arrij qëllimin që i kam vënë vetes. Kjo këshillë të ka shërbyer shumë mesa duket që e ke marrë nga unë.”
Tek e treta dhe ajo e cila solli më shumë komente ishte e shkruar, Kujdes nga nxënësja dhe gjithashtu me foton e Efit. Se kur s’e pret, kërcet ka shkruar ai



NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
and then