Vrasja e Ardian Nikulajt/ Policia shpall në kërkim 5 persona, gazetarja zbardh detajet: U zbuluan pas gjetjes së disa rrobave

Nikulaj 1

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin të Lezhës disa ditë më parë, duke thënë se Policia ka ka shpallur në kërkim 5 persona të cilësuar si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal për vrasjen e Nikulajt.

Sipas saj është rënë në gjurmët e të dyshuarve pas gjetjes së disa rrobave që besohet se janë përdorur nga autori i ngjarjes, ndërsa shtoi se po ashtu pjesë e grupit kriminal janë edhe shtetas të huaj.

Sakaq, ajo zbuloi më tej se policia ka gjetur një vajzë që ka blerë motorin që është përdorur në ngjarje dhe më pas ka identifikuar personin të cilit ia ka dhënë.

Ajo shtoi se autoritetet besojnë se ngjarja ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes, ndërsa pritet që të zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen në ditët në vijim.

Po ashtu ajo raportoi se motori i përdorur nga autori sipas provave qe ka grupi hetimor është furnizuar në një pikë karburanti në aksin Lezhë-Shkodër, ndërsa punonjësi i karburantit ka dëshmuar gjatë marrjes në pyetje se ka folur me drejtuesin e motorit kur e ka furnizuar

Sipas dëshmisë ai ka qenë i veshur me të njëjtat rroba dhe ka folur në gjuhë të huaj në momentin kur ka kërkuar për të furnizuar motorin dhe më pas është larguar.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×