“Buzëqesh” Orges Shehi, Tirana në derbin ndaj Partizanit do të ketë shërbimet e dy titullarëve

Tirana ka rinisur punën për ndeshjen derbi.

TOSHEVSKI

Në “Skënder Halili”, bardheblutë kanë punuar të plotë.

Me skuadrën ka nisur stërvitjen e plotë Kristijan Toshevski, i cili ka kaluar problemet e barkut.

Edhe Najdovski do të bashkohet me skuadrën, pasi e ka kaluar dëmtimin.

I vetmi që ka probleme është Huseini që shumë shpejt do të jetë me grupin, por me shumë mundësi do të humbasë derbin.

Gjithsesi, Tirana pritet të jetë e plotë në këtë derbi të parë këtë sezon.

Bardheblutë, me në krye Shehin, kanë një rekord pozitiv në derbi.

NAJDOVSKI

Prej pesë ndeshjesh nuk njohin humbje dhe nuk munden prej një sfide në kampionatin e para dy viteve.

Trajneri i Tiranës shpreson që me të kuqtë të ketë skuadrën të plotë dhe të luajë me gjithë më të mirët.

Tirana në këto pesë javë të para ka grumbulluar tetë pikë, duke pasur dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

Prova e vërtetë e skuadrës së Shehit është Partizani.

Nëse fitojnë me të kuqtë ata janë pretendentë për titullin kampion.

Tej të tjerave, deri në derbi ka më shumë se 10 ditë dhe Shehi ka luksin për të zgjedhur më të mirët.

TIR (1)

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×