‘Hapja e dosjeve një farsë’/ Salianji: Parlamenti dhe Autoriteti u përdorën. Kush ra në grackë ra…

Salianji 3

Deputeti Ervin Salinji në një komunikim të zhvilluar për mediat tha se çështja për hapjen e dosjeve ishte thjesht një lojë politike, pasi sipas tij nuk ka pasur asgjë të tillë. Gjithashtu theksoi se lidhur me këtë situatë edhe Parlamenti, por edhe Autoritetit janë përdorur nga kryeministri Edi Rama për të sulmuar kundërshtarin politik.

“Nga ana e kryeministrit përdoren dhe keqpërdoren kauza me interes publik. I kam dërguar një shkresë autoritet të dosjeve për informim mbi dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit. Farsa me hapjen e hapjen e dosjeve ishte thjesht një lojë politike dhe kush ra në grackë ra. Dhe koha tregoi që institucionet përdoren, në këtë rast edhe parlamenti edhe autoriteti është përdorur për luftën për kundërshtarin politike dhe nuk ka hapje dosjesh”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×