“McGonigal”, deputetja e PS: Pranuam kërkesat e opozitës. Pas tensioneve në Parlament fshihen qëllime politike!

Ermonela Felaj

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 për situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tensionet politike që përfshinë Kuvendin, për disa seanca me radhë.

Gjatë kësaj interviste, Felaj tha se kërkesat e opozitës për çështjen McGonigal janë pranuar, duke shtuar se tensionet në Parlament janë të qëllimshme, për shfaqur vendin sikur ndodhet në një krizë politike.

“Ligji i dekriminalizimit ka afate, e rëndësishme është që ka një vullnet të përbashkët për të ecur përpara. Nuk duhet të ekzistojë gjuha e urrejtjes. Ne jemi të prirur që gjërat ti marrim hap pas hapi dhe do të gjykojmë me kujdes çdo propozim. Por ato që synojnë të krijojnë aksese nuk do ta kenë mbështetjen e mazhorancës. Me atë që kemi propozuar vazhdojmë të jemi konsistent me atë që kemi thënë më parë”, tha ajo.

Tensionet në Kuvend:

Ermonela Felaj: Kuvendin e kam parë për një kohë të gjatë. Katër mandate nuk janë pak. E kam parë edhe me syrin e anëtarit të thjeshtë, edhe si ministre shteti të Marrëdhënie me Parlamentin dhe si zv.kryetare, por nuk mendoj që interesi publik fiton nga mbytja e argumentit. I gjithë përkushtimi im edhe si zv.kryetare Parlamenti është për të zbatuar rregulloren dhe ajo shkruhet qartësisht. Janë dhënë prova mjaftueshëm që nga disa lexohet ndryshe me dashje. Tensionet na kanë shoqëruar përpara çdo lloj zgjedhje politike, por fshihen edhe qëllime që synojnë të tregojnë se këtu ka një krizë politike, por kjo është vetëm në mendjen e tyre.

Firma të falsifikuar për kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor:

Ermonela Felaj: Në Kuvendin e Shqipërisë qarkullojnë shumë dokumente me nënshkrime tona dhe të deputetëve të opozitës, dhe mund të dallohen lehtë e falsifikimet. Nëse nuk do të ishin 28 firma nuk do të kishte lëvizje të Kuvendit. Duhet të ketë një procedurë që të sigurohemi që çdo nënshkrim është origjinal. Kemi vënë në lëvizje sekretariatin  për procedura që t’i shkojë deri në fund dhe t’i tregojë publikut si është e vërteta. Ne kërkojmë të kemi normalitet në punë

Akuza nga opozita se veproni me urdhër të kryeministrit Edi Rama:

Ermonela Felaj: Ju siguroj që përpjekja për të siguruar normalitet në seancë është e përbashkët. Jemi munduar t’i qëndrojmë korrekt rregullore.

Masa disiplinore për deputetë të opozitës:

Ermonela Felaj: Do ta bënte edhe opozita nëse do të ishte në mazhorancë nëse ne do të vepronim në të njëjtën mënyrë. Nuk besoj se dikush ndihet mirë kur sheh të gjitha këto akte në Kuvend. Pra kësaj gjëje duhet t’i kundërvihemi me të gjitha mënyrat që na e lejon rregullorja. Nuk jam kundër të bërit opozitë, por edhe duhet të kuptohesh, gjë e cila nuk ka ndodhur në fakt. Mazhoranca do të tregojë tolerancë deri aty ku lejohet toleranca.

Votimi për kolege socialiste që nuk ndodhej në seancë:

Ermonela Felaj: Kolegia socialiste ka qenë në sallë dhe në seancë por jo ulur në vendin e saj. Ndërkohë që deputetët e opozitës nuk i pengonte asnjë gjë që të bënin kërkesë dhe të merrnin qetësi situatë. Por përtej kësaj e vërteta është kjo, zonja Tatiana ka qenë në sallë, por ka lëvizur në atë moment për shkak të një telefonate.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×