ZYRTARE/ Dëshironte një aventurë të re, ish-sulmuesi i Barcelonës ndan rrugët me skuadrën e…

Ka zgjatur shumë pak aventura e Luis Suarez te skuadra ku u krijua si futbollist, Nacional në Uruguaj.

SUAREZ

Sulmuesi 35-vjeçar u transferua me parametra zero më 27 korrik 2022 te skuadra e tij e zemrës, teksa aventura e tij me ekipin 48-herë kampion të Uruguajit deri në muajin nëntor.

Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare presidenti i klubit, Zhoze Fuentes nëpërmjet mikrofonave të “Canal 10” duke deklaruar se Suarez do të jetë një lojtar i lirë në përfundimin e kampionatit uruguajan:

“Luis Suarez do të lërë Nacionalin në muajin nëntor, sapo të përfundojë kampionati. Kemi rënë dakord dhe nuk dua të krijoj pritshmëri të rreme.”, theksoi presidenti i klubit të Nacional.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e skuadrës së njohur uruguajane në kampionat, 35-vjeçari është aktivizuar gjithashtu në 8 ndeshje duke shënuar 4 gola dhe duke mos dhuruar dot asnjë asist.

Luis Suarez e nisi karrierën si futbollist profesionist pikërisht te Nacional në vitin 2005 dhe më pas veshi fanellat e Groningen dhe Ajaks në Holandë, të Liverpulit në Angli, Barcelonës dhe Atletikos së Madridit në Spanjë.

– Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×